2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Biden do të presë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, pas asamblesë së OKB-së. Këtë e raporton agjencia Bloomberg, duke cituar disa burime.

Biden dhe Zelensky u takuan për herë të fundit personalisht në maj në G7 në Japoni.

Kjo do të jetë hera e dytë që Zelensky viziton Shtëpinë e Bardhë. Ai ishte për herë të fundit në Uashington në dhjetor 2022. Udhëheqësi ukrainas do të udhëtojë fillimisht në Nju Jork në fillim të javës që vjen për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha personi i njohur me planet e tij.

Zelensky ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për luftën në Ukrainë, duke përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi që administrata amerikane thuhet se po shqyrton t’i sigurojë. Biden i ka kërkuar Kongresit të sigurojë 24 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë dhe kostot e lidhura me të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img