Gazetari Xhemajl Rexha në një lidhje direkte nga Brukseli në “Pressing” në T7, tha se kryeministri Albin Kurti është shfaqur më i tensionuar sesa presidenti serb Vuçiq.
Sipas gazetarit Rexha, Kurti është paraqitur i tensionuar edhe nga gjuha e trupit.
“Kryeministri Albin Kurti ka qenë më i tensionuar absolutisht gjatë gjithë kohës dhe mënyrën si i është përgjigjur gazetarëve dhe në gjuhën e trupit, kryeministri Kurti ka qenë më i tensionuar sesa Vuçiq. Sepse pra kishte me Borrellin, kishte me Lajcakun, me BE-në tha që është për keqardhje pra. Kurse presidenti serb, kemi qenë aq afër tij, nuk e dëgjonim dot se fliste me ton aq të ulët, sepse tha se ishte i sëmurë dhe tha se do të kthehet shpejt në Beograd”, tha Rexha për Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Atë çfarë ka ndodhur brenda dhe faktin se po fajësohet Kosova, Kurti më i tensionuar”, u shpreh Rexha.
Këtë përgjigje gazetari e dha pasi pa nga afër Kurtin e Vuçiq pas takimit të sotëm në Bruksel, i cili rezultoi pa sukses.