-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Murati aludon haptas se Borell e Lajçkan po ia mbajnë anën Serbisë: As që po e fshehin më

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, i ka reaguar ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut, duke aluduar haptas se këta të fundit po ia mbajnë anën Serbisë.

Murati ka thënë se një propozim që e kishte dhënë Serbia gjashtë muaj më parë, më 14 shtator është paraqiur si qëndrim i Bashkimit Evropian.

Për këtë ai ka thënë se Borrell dhe Lajçak nu po fshehën më.

”Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Për cilin propozim Serbia – e keni marrë me mend mirë – i tha po. Borrell dhe Lajcak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, ka shkruar Murati në Twitter.

Të njëjtin pretendim e ka pasur edhe Jeton Zulfak, këshilltar i kryeminsitrit.

Takimi i Brukselit në mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër në Bruksel, ka përfunduar pa rezultat.

Kurti ka thënë se nuk ka pranuar nisjen e marrëveshjes me Asociacionin.

https://x.com/HekuranMurati/status/1702383621145870456?s=20

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img