Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ia ka bërë një suprizë deputetit të VV-së, Luan Aliut.
Sipas PSD-së, atij brenda një kohe të shkurtër i janë punësuar dy motra dhe gruaja.
E me punësimin e kësaj të fundit, Nushi ka shkuar sot në Kuvend me një tortë duke ia uruar deputetit këtë punësim.
“Sa ishin në opozitë thoshin që “familjarët janë për dasma”. Por si duket e kanë pasë fjalën vetëm për familjet e opozitës.
Në videon më poshtë e keni një shembull se si një deputeti anonim i punësohen 2 motrat dhe gruaja, nëpër institucione publike që kontrollohen nga partia në pushtet”, shkroi ai.