Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq, është shprehur se së shpejti do të vijë në Kosovë.
Kështu tha ai pasi përfundoi konferenca për media pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Meqë nuk pranoi që t’i bëheshin pyetje shtesë, Vuçiq e ftoi gazetarin e Klan Kosovës që të shkojë në Serbi, aty ku tha se do t’i përgjigjej në të gjitha pyetjet.
“Katër pyetje mi ke parashtruar”, i tha Vuçiq, Gazmend Sylës pas insistimit të këtij të fundit, “eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”.
“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia ktheu Syla.
Ndaj kësaj Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti.
“Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.
“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari.
“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.