Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në drejtim të gabuar.
Tutje, në seancën e sotëm të Kuvendit, Haradinaj ka deklaruar se rruga të cilën po e ndjek Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës.
“Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, rrugë e cila po i shkakton humbje, po i sjell goditje Kosovës. Muj me i listu humbjet dhe goditjet për Kosovën. Janë të shumta, i keni dëshmu, shpjegu shumë prej jush, e po na i thonë edhe aleatët tanë. Tani nëse ne në Parlament e shohim Qeverinë tonë që e udhëheq vendin në drejtim të gabuar dhe i sjell goditje vendit e humbje të njëpasnjëshme si të veprojmë ju lutem”, tha ai.
Ai tha se janë të gabuar ata që mendojnë se Albin Kurti do ta nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar.
Sipas Haradinaj, pikërisht Kurti ai i cili i ka sjellë Kosovës sanksione dhe ndëshkime.
“Nëse dikush nga ne ende shpreson se Albin Kurti dhe qeveria Kurti do ta nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të del gabim. Nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit, të goditurit të njëpasnjëshme e të humbjeve edhe në në planin e brendshëm e të sigurisë, dhe atë ndërkombëtar të shpresojmë që ai do ta nxjerr”, deklaroi deputeti.
Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe atyre të pozitës opër të votuar mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Express.
“Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar. Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitar. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votu, Parlamenti e ka votuar Qeverinë, qytetaret i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit Qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj