Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë goditur së fundmi Libinë.
Haradinaj ka ngushëlluar familjet që pësuan e humbën të dashurit e tyre.
“I pikëlluar pas përmbytjeve shkatërruese të cilat morën shumë jetë njerëzish në Libi. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet libiane të cilat pësuan nga kjo fatkeqësi”.
“Lutemi për sa më pak viktima, ndërsa të lënduarve i urojmë shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.