Të mërkurën një person ka raportuar se është plaçkitur nga tre persona nën kërcënimin e thikës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tre persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kishin marrë një telefon dhe një kartëmonedhë prej 50€”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Pas një pune hetimore më 13.09.2023 policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.