Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për gjenocid në opinionin e publikuar sot në prestigjiozen amerikane “New York Times”.
Hoxhaj ka thënë se Serbia ende nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidale dhe për këtë ka munguar edhe vullneti politik i liderëve të tanishëm të cilët kanë qenë pjesë e regjimit të Millosheviqit, kur edhe kanë ndodhur krimet e luftës, transmeton “Zeri.info”.
“Serbia kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën gjenocidale të saj. Serbia vazhdon të mbetet pa vullnet për t’u ballafaquar me krimet e luftës së epokës së regjimit Millosheviqit, regjim me të cilin ishin të përfshirë shumë prej udhëheqëseve të tashëm nacionalistë të Serbisë. Mohimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë vetëm sa e vërteton kulturën e mos-ndëshkimit, gjë e cila e inkurajon Serbinë të rrisë fuqinë ushtarake, të sfidojnë rrugën e integrimit evropian, dhe të përmbushë rolin e vet si vegël e Rusisë në rajon”, shkruan Hoxhaj në shkrimin e për “New York Times”.
Në këtë opinion, Hoxhaj flet për lidhjet e Rusisë me Serbinë, lojërat e Serbisë për ta dominuar rajonin e çështje të tjera aktuale për rajonin.