1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Vehbi Kajtazi: Lirinë e fituam falë politikës së Ibrahim Rugovës dhe luftës së drejt të UÇK-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për publikimin e një audio-incizimi që dëshmon përfshirjen e zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Ai ka treguar se në këto audio-incizime e konfirmojnë se shërbimi sekret serb ka bashkëpunim me prokurorinë në Hagë.

“E ka parë publiku dhe ka dëgjuar për këtë bisedë, është interpretuar në mënyra të ndryshme nuk është sekret se Serbia dhe Shërbimi se ka bashkëpunim me Prokurorinë në Hagë. Prokuroria në Hagë ka zyrën në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, ka edhe në Beograd. Ata janë deklaruar publikisht se bashkëpunojnë në rajon. Kur vjen puna te bashkëpunimi me shërbime është çështje tjetër, në vendet demokratike siç është Kosova, provat e AKI-së nuk janë prova për gjykatë, ato duhet të merren si raporte, indice për të nisur një hetim zyrtar prokuroria, pastaj për me u shndërruar në prova për me qenë te pranueshme në gjykatë dhe në drejtësi”, tha ai në Klan Kosova.

Ai ka tregur edhe falë kujt Kosova e ka fituar lirinë.

“E fituam lirinë falë një politike të gjatë dhe të mençur të Ibrahim Rugovës, dhe falë një luftë të drejt dhe të orjentuar mirë të UÇK-së”.

“Rugova kurqysh nuk e ka lënë Kosovën me u rreshtu nga Lindja, por nga Perëndimi dhe luftës së UÇK-së e cila me kohë ka bërë prerje me si çështja e fundamentalizmit islamik – pasi serbët kanë tentuar të na paraqesin terrorist”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img