4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Krasniqi në Leposaviq, me kryetarin Lulzim Hetimi diskutojnë për zhvillimin ekonomik lokal

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar komunën e Leposaviqit ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

”Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Hetemi dhe kryetarët tjerë të veriut kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat komuniteti serb i ka bojkotuar.

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tashmë një udhëzim administrativ, për të cilin ka thënë se u hap rrugë zgjedhjeve të reja, por, sipas njohësve të çështjeve juridike, dokumenti mund të hasë në pengesa kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img