Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së rinovuar në Rozhajë, e cila është e vetmja ku mësohet gjuha shqipe.
Abazoviq deklaroi përmes rrjeteve sociale se kjo është hera e parë që një kryeministër i shtetit malazez vjen në këtë shkollë ku mësimin e ndjekin 23 nxënës.
Ai ka thënë se punimet kanë kushtuar 250 mijë euro ndërsa Abazoviq shoqërohej edhe nga Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe Ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviq.
“Po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me të vetmen shkollë në Rozhajë që mësohet në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri, punimet kapin vlerën e rreth 250 mijë euro, ndërsa në shkollë vazhdojnë mësimet 23 nxënës”, tha ai.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e kryeministrit të Malit të Zi ka bërë për inaugurimin e shkollës në Rozhajë.
“Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të shkollohen në gjuhën shqipe në shkollën e sapo inauguruar nga miku im Dritani, më i miri ynë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.