15 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata vendos për të dyshuarin për vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë

Të gjitha detajet që dihen lidhur me këtë rast, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Arsim Sylës, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë, ku mbeti i vdekur 34-vjeçari, Valmir Breznica, të hënën në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.S dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img