17.3 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

U ndërpriten pushimet policëve, ata do të punojnë nga 12 orë – nuk bëhet e ditur arsyeja!

Pjesëtarët e Policisë së Kosovë të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, që nga sot janë detyruar ta ndërprenë dhe të dalin në punë.

Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave, ky vendim është marrë nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ku përjashtim bëjnë pjesëtarët e Policisë të cilët janë në pushim shëndetësor.

Po të njëjtat burime thonë se pjesëtarët e Policisë nuk do të kenë mundësi të marrin pushim, deri në një vendim tjetër të drejtorisë.

Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja se pse drejtoria e Policisë ka sjellë këtë vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img