-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deklaratat e mbrëmshme të Memli Krasniqit për ndeshjen shkaktojnë reagime në mediat e Rumanisë

Mbrëmë në ndeshjen kualifikuese në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, tifozët nacionalistë vendas shpalosën një slogan “Kosova është Serbi”. Si pasojë e këtij slogani, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

Gjatë pauzës së ndeshjes, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri një postim i cili ka nxitur reagime në mediat rumune.

S’ka slogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Sloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, shkroi Memli Krasniqi.

Më tej, ai tha se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan.

“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, kishte shkruar Krasniqi.

Nëpër mediat rumune, deklaratat e Krasniqit kanë zënë ballinat e mediumeve sportive dhe jo vetëm, duke e quajtur organizimin e dobët të ndeshjes në Rumani dhe sloganet fashiste edhe si “Skandale Diplomatike”.

Shikoni më poshtë disa nga postimet e mediave rumune:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img