Në Gjykatën Speciale në Hagë, është pranuar që edhe një viktimë tjetër të marrë pjesë në proces gjyqësor në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Kjo gjykatë njofton në faqen e saj, se bashkë me të, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor arrin në 141.
“Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave”.
“ Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës