-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Procesit gjyqësor të Thaçit dhe të tjerëve në Speciale iu shtohet edhe një dëshmitar

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Me anë të një njoftimi thuhet se një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave.

“Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët”.

“Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img