0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rama për Lojërat Mesdhetare: E falënderoj shumë Shqipërinë, Sveçla s’ka lidhje, aq di, aq flet

Kryetari i Prishtinës, përveç tjerash, e ka falënderuar Shqipërinë që Kosova do të jetë shtet nikoqir i Lojërave Mesdhetare më 2030.

Rama tha në Frontal në T7 se bashkëpunimi Qeveri-kryeqytet ishte i nevojshëm, sepse, siç tha, “ndryshe nuk ndodhin këto”.


“E falënderoj edhe Qeverinë që ka qenë super pro-aktive në këtë aspekt, sepse janë zotu… Atje ishte edhe kryeministri – me tregu që jemi shumë seriozë – ishte edhe ministri i Financave për me e nënshkru zotimin e më shumë se 250 milionë eurove për me investu në infrastrukturë sportive për me i mundësu këto gara mesdhetare. Ishte po ashtu edhe ministri i Kulturës e Sportit për me e tregu edhe seriozitetin që Qeveria qëndron prapa. E po ashtu, normal, isha edhe unë për me e nënshkru marrëveshjen për këto gara”, tha ai.

Rama e falënderoi veçanërisht Shqipërinë, me këtë rast.


“Përveç neve, po them, përveç Qeverisë dhe kryeqytetit e Komitetit Olimpik të Kosovës, e falënderoj shumë edhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë dhe shtetin shqiptar që na ka përkrahë në këtë aspekt, sepse neve na u ka dashur edhe qyteti i durrësit të jetë pjesë e garave”, tha Rama.

Ai i reagoi kështu edhe shefit të asambleistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.

“Ne jemi demokraci. Ai duhet me thanë diçka se janë opozitë. Ai s’ka lidhje çka bëjmë ne në qeverisje”, tha Rama.

“Veç një nënshkrim e ka dhënë edhe ministri i Kulturës dhe ministri i Financave”, tha ai. “Kështu që, aq di, aq flet. Kështu që, nuk ia shoh për të madhe”, theksoi Rama

“Nëse kish dashtë me qenë i informuar , më kishte kontaktu dhe kishim bisedu për këtë çështje”, tha kryetari i Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img