Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2023, mbi dy milionë udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari”.
“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.”
https://www.facebook.com/CAAKosovo/posts/619805670336442?ref=embed_post