-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dreshaj (AAK): Jemi shteti i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me problemet në sektorin e shëndetësisë.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka theksuar se Kosova është shteti i vetëm në rajon i cili nuk ka sigurime shëndetësore.

“Përkundër buxhetit të dyfishuar, vazhdon një situatë e ngjashme me probleme të njëjta dhe skandale të njëpasnjëshme”, ka thënë ai.

“Premtimet e dhëna ma herët, ende vazhdojnë të ngelin premtime, nuk kemi asnjë veprim konkret. Vazhdon ikja e personelit, problemi me listën e barnave esenciale, vazhdon problemi në listën e pritjes, në Klinikën e Ortopedisë ka pacientë që presin deri në katër vjet”, ka shtuar Dreshaj.

Sipas tij, për të dalë nga kjo situatë, nevojitet që shëndetësia të bëhet prioritet kombëtar.

Në fund, ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dreshaj ka thënë se palët nuk kanë vullnet politik për implementimin e Asociacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img