Fatkeqësisht po vazhdon të shtohet numri i aksidenteve të trafikut në vendin tonë, pasi një numër i konsiderueshëm i shoferëve nuk po respektojnë rregullat e trafikut, kështu rrjedhimisht duke shkaktuar rrezikshmëri për vetën, shoferët tjerë si dhe këmbësorët.
Listës së aksidenteve iu shtua edhe një tjetër sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Siç shihet në pamjet e sinjalizuesit të Sinjalit, një veturë është rrotulluar teksa deri më tani nuk dihet për të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.