-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bëhet virale videoja e policit të Shqipërisë teksa i këndoi Adem Jasharit mbrëmë në “Air Albania”

Fitorja e Kombëtarës së Shqipërisë mbrëmë ndaj Kombëtarës së Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut, elektrizoi mbi 22 mijë tifozët në stadiumin e Tiranës “Air Albania”, të cilët festuan deri në orët e vona rrugëve të qytetit, raporton Sinjali.

Atmosfera e zjarrtë e shoqëruar me këngë patriotike e përcolli kombëtarën shqiptare gjatë gjithë ndeshjes.

Teksa festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtarës të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.

Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Me i thur kangë Adem Jasharit…”/ Momente emocionuese kur futbollistët këndojnë bashkë me tifozët – Prishtina (prishtinapress.net)

Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img