9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Largimi i një vajze nga shkolla shkaku i mbulesës, reagon Imami Maliqi: Ne s’jemi Kina, as Koreja Veriore

Një vajzë nuk është lejuar të vijojë mësimin në shkollën “Azdreni” në Pejë për shkak të bartjes së shamisë. Për këtë vendim ka reaguar edhe Imami kosovar, Labinot Maliqi.

Imami ka kërkuar nga ministrja Nagavci që të shfuqizojë sa më parë këtë vendim të cilin e quan racist e bullizues.

Postimi i tij:

“Për rastin e një vajze në Pejë, e cila nuk është lejuar të vijon mësimin për shkak të bartjes së shamisë në shkollën “Asdreni”, jam në dijeni për të.
Ashtu siq u kthye në shkollë të mërkurën e javës së kaluar nxënësja shembullore në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, do të kthehet në shkollë gjatë kësaj jave edhe nxënësja me sukses shembullor në shkollën “Asdreni” në Pejë, inshaAllah. E, gjithashtu shumë shpejtë edhe nxënëset nga komuna e Skënderajit dhe ajo e Drenasit.
Askush nuk do të mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike të Kosovës, vetëm për shkak se ato e bartin shaminë në kokat e tyre. ASKUSH! Ligji është në anën tonë. Ndërsa drejtorët racista, si dhe të tjerët që shprehin mos durim fetarë, duke e prishur qetësinë publike dhe duke kryer veprime jo demokratike, siq është mohimi i të drejtës elementare njerëzore e kushtetuese për shkollim dhe praktikim të besimit, e kanë vendin në burg, ose ju rekomandoj të shkojnë në Kinë apo Koren e Veriut. Atje jam i sigurt se mund të gjejnë sistemin që ju përshtatet, dhe shumë shokë me bindje të njejta komuniste.
Fatmirësisht, vendi ynë aspiron të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, andaj edhe sistemi juridik i shtetit tonë duhet të jetë në përputhje të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
I bëjë thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, t’a shfuqizon sa më parë ndalesën raciste e bullizuese nga Udhëzimi Administrativ, ndalesë kjo e trashëguar nga qeveritë e mëparshme, e cila vazhdon edhe sot të jetë pengesë për shkollimin e atyre vajzave që kanë vendosur ta bartin shaminë. Bëjeni të mundur që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjekin shkollimin e tyre në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë pengesë, pavarësisht diversitetit që është i pranishëm dhe i pranueshëm nga të gjithë qytetarët” thuhet në reagimin e Maliqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img