3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kontrolle të shumta të Policisë, dy të rinj në Prishtinë kapen në flagrancë me drogë e armë

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve. Raste të tilla zbulohen pothuajse çdo ditë në të gjitha qytetet në Kosovë.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, Ku Policia ka ndaluar dy persona, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te njëri nga të dyshuarit, pas kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi me substancë narkotike, të llojit marihuanë. Ndërsa të dyshuarin tjetër, Sinjali mëson se Policia e ka kapur me armë e municion, që i posedonte pa leje.

 

 

Qesja me marihuanë dhe provat e tjera janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img