4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

I njohur si “Dhia”, ky është i riu që dyshohet se u vra sot në Podujevë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Poduejvë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.   Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”, ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se personi i vrarë është është 30 vjeçari Valmir Breznica, i njohur me nofken “Dhia”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img