I dyshuari A.K. është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me migrantë si dhe për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot një (1) person me inicialet A.K.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, nga neni 164 dhe veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (‘KPRK’)”.
“Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”.