Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka qenë pjesë edhe e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.
Hoxhaj ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, bën të ditur zyra për media e Kurtit.