4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një shkollë në Pejë po e bojkoton sot mësimin, kjo është arsyeja

Në shkollën fillore “Azdreni” në komunën e Pejës, nxënësit e klasës së tetë po e bojkotojnë mësimin.

Kjo pasi ditë më parë është përjashtuar një nxënëse nga kjo shkollë përarsye se ishte e mbuluar më shami.

Nxënësit janë parë në oborrin e shkollës, kështu duke mos vazhduar mësimin në klasë.

E.L., tashmë nxënëse e klasës së tetë, në Sh.M.U “Asdreni”, në Pejë, ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, si dhe me tu kthyer në shkollë për të vijuar mësimin në vitin e ri shkollor, ka hasur në pengesa

Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, që në ditën e parë bëhet e ditur se i ka thënë se nuk mund të vijojë mësimin me mbulesë.

Për të shkuar tutje, prindërit e të miturës për këtë çështje e kanë autorizuar avokatin Gëzim Baloku.

Ky i fundit i është drejtuar shkollës përkatëse, ku është takuar me drejtoreshën Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.

Sipas avokatit Baloku, drejtoresha nuk ia ka dhënë vendimin me shkrim si dhe për të shkuar tutje drejtoresha e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës me pretendimet se është shqetësuar nga avokati Baloku, e ky i fundit më pas është ftuar në polici për deklaratë, këtë e ka konfirmuar vetë avokati.

Peja në Fokus, e ka kontaktuar edhe vetë drejtoreshën Lajqi për të marrë qëndrimin e saj për këtë ngjarje, por ajo është e paqasshme në numrin që redaksia e posedon.

Pas kësaj, Peja në Fokus ka kontaktuar me drejtorin e Drejtoratit për Arsim në Pejë, Naser Gega, i cili e ka konfirmuar se nga familja në fjalë qysh para fillimit të vitit shkollor, ka pasur kërkesë për lejimin e vijimit të mësimit të vajzës E.L, sikurse edhe për një rast tjetër të një nxënëse të shkollës së Mesme Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, së cilës po ashtu iu është ndaluar vijimi i mësimit nga drejtori i asaj shkolle.

Sipas drejtorit Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesmen, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar që këto çështje do të diskutohen ditën e hënë.

Gega është i vetëdijshëm se më herët ka pasur raste kur nxënset e mbuluara kanë vijuar mësimin, por ajo është bërë nën vullnetin e drejtuesve të shkollave, ndërsa ai ka shtuar se nuk ka kompetencë për ta lejuar një gjë të tillë sepse sipas tij e ndalon Udhëzimi Administrativ.

Kurse, lidhur me denoncimin e av.Baloku nga ana e drejtoreshës, Gega ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img