-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet shkolla në Prapashticë, shkak numri i vogël i nxënësve

Ismajl Nimani, nga fshati Prapashticë me urime të tilla e përcjellë çdo ditë në shkollë nipin e tij.

8 vjeçarit i duhet të udhëtojë mbi 20 kilometra deri në kryeqytet për të ndjekur mësimet në klasën e tretë.

Kjo pasi shkolla e fshatit “Dëshmoret e 1921” pas 7 dekadave funksionim, këtë shtator nuk u hap për nxënësit.

Nimani tregon arsyet që dërgua deri tek mbyllja e shkollës.

Transportin e nipit ai duhet të bëjë vetë e ndonjëherë me autobusë urbanë, kjo pasi kombi-busat për nxënës e tjerë të fshatit operojnë vetëm paradite.
Ai kujton kohën kur shkolla kishte mbi 120 nxënës.

Rrugën të shkolla në të cilën mësoi e punoi për 28 vjet e mori edhe mësuesi Ajvaz Abazi.

Por vendin ku ai kapi ditarin në duar, për më shumë se dy dekada, ishte mbyllur pas 77 vjetësh.

Ai rrëfen momentin kur e kuptoi se shkolla nuk do të jetë e hapur për nxënësit e fshatit.

E mosfunksionimi i kësaj shkolle e cila i qëndroi edhe ngjarjeve historike që nga viti 1946 për Abazin është e rëndë.

Vitin që lam pas, në këtë shkollë, drejtoresha e arsimit, Besianë Musëmurati patë njoftuar se janë vendosur edhe kamerat e sigurisë dhe rrethojat në mënyrë që fëmijët të mos ndihen të rrezikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img