Të dielën babai ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- fëmijë ka dalë nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.