Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë pas triumit në Kampionatin Botëror të basketbollit.
Gjermania u shpall kampione e botës, duke e mposhtur Serbinë me rezultat 77-83.
”Weltmeister“, ka shkruar Osmani në gjermanisht që përkthehet si ‘kampion bote’.
”Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës“, ka shkruar Osmani në Twitter.