6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“T’vras…”/ Meanxherja e pompës ‘Hib’ në Bresje kërcënohet nga një kliente, shkak një pagesë

Mosmarrëveshjet për shërbime të ndryshme e pagesa nëpër kompanitë vendore janë jo fort të rralla dhe në shumicën prej këtyre rasteve përfshihen klientët dhe menaxhmenti. Një rast i tillë ka ndodhur sot ën mëngjes, në pikën e pompës së derivateve ‘Hib” në fshatin Bresje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se menaxherja e kësaj pompe e ka denoncuar një rast të kanosjes në Polici, pasi ishte përballur me një kliente, e cila e ka kërcënuar seriozisht.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një kliente, të dyshuarën V.H., e cila sipas informacioneve të para, e ka kanosur menaxheren e pompës me fjalët “Do të të vras”.

Të njëjtat burim thonë se motiv i gjithë rastit dyshohet të jetë një debat mes tyre për shkak të një pagese.

Posa rasti është denoncuar në Polici, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.

Ndaj saj, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.  

/GazetaSinjali/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img