-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina sulmohet nga 32 dronë rusë, i rrëzon 25 prej tyre

Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 25 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.

Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për përkrahje shtesë për ta zmbrapsur pushtimin rus.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë… prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.

“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.

“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.

Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua.

Rusia i sulmoi sistematikisht qytetet ukrainase në fillim të pushtimit që e nisi vitin e kaluar, por sulmet masive janë bërë më pak të shpeshta, për shkak se rezervat e Moskës po pakësohen, ndërsa Ukraina e ka përforcuar mbrojtjen ajrore.

Muajin e kaluar, Kievi i shkatërroi më shumë se 20 dronë dhe raketa ruse në atë që e cilësoi si sulmin më të fuqishëm në kryeqytet që nga pranvera. /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img