1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Muriqi hero, Kosova nxjerr barazim të madh ndaj Zvicrës

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në një stadium të mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “dardanët”, përveç Uran Bislimit, i cili u vërshëllye nga ta.

Kjo pasi që ai së fundmi zgjodhi të luajë për “helvetikët”, duke braktisur Kosovën.

Zviceranët arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 14-të, kur Freuler realizoi pas një aksioni të bukur.

Me epërsi minimale, Zvicra shkoi në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, Kosova pati iniciativë më të madhe, e cila u shpërblye me gol në minutën e 65-të nga Vedat Muriqi që realizoi me kokë.

Megjithatë, në momentin më të mirë tonin erdhi goli i dytë i Zvicrës.

Goditja e Freuler u devijua nga Amir Rrahmani për të përfunduar në rrjetë.

E në minutat shtesë, Vedat Muriqi realizoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin. Ai u asistua bukur nga Meriton Korenica.

Kësisoj, me këtë barazim Zvicra mbetet e para me 11 pikë, e ndjekur nga Rumania me tetë dhe Izraeli me tetë.

Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje.

Dueli i radhës i ekipit të drejtuar nga Primoz Gliha do të jetë pas tri ditëve në udhëtim ndaj Rumanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img