4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i rëndë në familjen Imeri në Rahovec: Ky është burri që u gjet pa shenja jete afër shtëpisë së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në familjen Imeri në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec, ku një burrë i moshës 82-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Zenel Imerin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i moshuari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të të ndjerit, i cili ka deklaruar se e ka gjetur babain të shtrirë në tokë, jo fort larg shtëpisë së tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë e kanë konfirmuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img