-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Çifti nga Malisheva sërish në Polici, gruaja ankohet se burri po e ofendon

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për të disatën herë, në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift në Malishevë, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 33-vjeçarja edhe më parë ka kërkuar ndihmën e Policisë, shkaku i problemeve të vazhdueshme me të shoqin.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka ofenduar dhe si rrjedhojë nuk dëshiron që të vazhdojë bashkëjetesën me të.

Si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është intervistuar nga organet e hetuesisë në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar akuzat e bashkëshortes në drejtim të tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img