-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Për herë të parë nga Kosova ka ikje masive të punëtorëve të administratës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për herë të parë në Kosovë ka evidenca që punëtorët e administratës po i lëshojnë vendet e punës dhe Kosovën.

Sipas ish-ministres së Financave e gjitha kjo po ndodh për shkak “të persekutimit politik”.


“Kemi ikje masive të punëtorëve të kualifikuar. Për herë të parë kemi ikje masive të punëtorëve nga administrata publike. Kjo po ndodh pasi që ka persekutim të njerëzve, ndjekje të njerëzve dhe një stagnim në paga”, ka deklaruar ajo në një intervistë për Telegrafin.

Bajrami thotë se ka ngecje edhe në investimet kapitale.


“”Gjakderdhja financiare” siç e ka quajtur kjo qeveri nuk është ndalur as në qeverisjen e Kurtit. Kemi subvencione për pjesën më të madhe të ndërmarrjeve publike”.

Deputetja opozitare thotë se qeveria ka ndryshuar strukturën buxhetore në dëm të investimeve kapitale.

“ Qeveria ka mbledh shumë më tepër tatime për shkak se janë ngritur çmimet…Rreth 40% e buxhetit që shkon në subvencione. Këto mjete që shkojnë në subvencione shkojnë në markete. Por ndryshe kur mjetet shkon në investime kapitale pasi paguhen punëtorë të ndryshëm”, ka deklaruar tutje deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img