-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesa për ta liruar objektin në Veri, Departamenti i Shtetit del përsëri kundër veprimeve të Kosovës

Departamenti i Shtetit vazhdimisht është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë koordinim në vendimet që ata i marrin lidhur me komunat veriore.

Veprimet e fundi që kanë të bëjnë me kërkesën për lirimin e objektit të komunës në Mitrovicën e Veriut, pohojnë ata, janë në kundërshtim me kërkesat e tyre për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke folur për Pavlovic Today, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se qeveria komunale e Mitrovicës së Veriut ka marrë një vendim për t’u kërkuar punonjësve të disa zyrave të qeverisë serbe të largohen nga ndërtesa ku ata kanë funksionuar”

Administrata e Biden-it vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës, përfshirë kryetarët e komunave të saj në komunat veriore, të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet ose të shihet si provokues. Departamenti i Shtetit theksoi se këto veprime të autoriteteve të Kosovës nuk ishin të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare dhe janë në kundërshtim me kërkesat e tyre specifike për të parandaluar përshkallëzimin.

“ Ne i konsiderojmë këto veprime, të cilat nuk janë koordinuar me komunitetin ndërkombëtar, si të papajtueshme me kërkesat tona për të shmangur veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet ose të perceptohen si përshkallëzuese,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Pavlovic Today

Departamenti i Shtetit vazhdon të theksojë rëndësinë e dialogut diplomatik në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img