-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Me këtë qeveri është luks të flitet për investime direkte – korporatat po largohen nga Kosova

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me Qeverinë Kurti është “luks” të flitet për investimet direkte në Kosovë.

Sipas Limajt, investitorët po largohen nga Kosova e po gjejnë treg në vendet e rajonit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“A jeni tu e kuptu që biznisi i madh i Kosovës është duke u largu nga Kosova? Tash është lluks me fol qysh kena fol për investime direkte. Këtu është duke ndodhë e kundërta dhe shpesh do t’i shohim pasojat. Korporatat e fuqishme të Republikës së Kosovës po na largohen nga vendi ynë dhe po hulumtojnë dhe po gjejnë treg brenda rajonit. Me dhjetëra e dhjetëra milionë nga një Kosovë që ka nevojë jetike për investime direkte, edhe ato që i ka po i largohen. Kjo është situata reale e vendit”, ka deklaruar Limaj në DPT te Fidani.

Pavarësisht kësaj situate, Limaj thotë se krerët e Shtetit ende lavdërohen me mbledhjen e tatimeve dhe të hyrat e Doganës”

“Cka bajnë këta. Dalin na folin sa ka mbledh tatime dhe sa ka mbledh Dogana. Dmth dalin sot drejtuesit e vendit e lavdohen për mbledhjen e tatimit dhe të hyrat e Doganës. Kjo e Doganës është koncept ekonomik i shekullit XVI e XVII”, ka shtuar Limaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img