-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet Shefi i personelit në Komunën e Prishtinës – krahu i djathtë i Përparim Ramës

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

KosovaNews merr vesh se në vazhdën e hetimeve të Drejtorise për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka arrestuar edhe shefin e personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliun- Heretica, dhe se me vendim te prokurorit është derguar në mbajtje për 48 ore.

Fadil Aliu-Heretica është krahu i djathtë i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama njëherit edhe njeri ndër njerëzit më të afërt të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku. 

Fadil Aliu – Hertica ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Aliu që nga viti 2005 është pjesë e Institutit Riinvest institut i cili për një kohë të gjatë eshte drejtuar nga kryetari i tanishem i LDK-se Lumir Abdixhiku, fillimisht si hulumtues, pastaj nga viti 2007 si hulumtues i lartë, nga viti 2009 si prodekan për mësim, ligjërues dhe drejtor menaxhues, në vitin 2012 ai ka marrë pozitën e drejtorit financiar në këtë Institut dhe ka vazhduar të jetë ligjërues, në vitin 2013 Aliu është emëruar drejtor i Departamentit Ekonomik dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img