Që nga 8 dhjetori kur Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të realizojë një super-ekspertizë në rastin kur ministrja Rozeta Hajdari dyshohet se goditi me veturë një fëmijë, nuk është mbajtur asnjë seancë lidhur me këtë rast.
Avokati i 9-vjeçares, Florim Shefqeti, thotë se minstria Hajdari ka kërkuar ekspertizë të re.
“Deklarata e ministrës ka qenë se gjoja ajo është e dëmtuara dhe fëmija iu ka vërsul në veturë dhe meqë kanë dalë videot është vërtetura e kundërta”, ka thënë Shefqeti për Insajderin.
Tutje ai ka thënë se gjatë grumbullimit të provave as nga ana e policisë as nga ana e prokurorisë nuk është vërtetuar se a ka elemente të veprës penale kjo për faktin se nuk është nxjerr fare ekspertiza e komunikacionit.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: