Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Imagjinatë” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanreve hip-hop dhe RnB.
Producent i këngës është Nego, vija melodike dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa masteringu i është besuar Don Gimës.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili vjen me disa skena interesante të xhiruara në lokacione të ndryshme.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksinit XL Films në Prizren.
Reperi nga Ferizaj përndryshe ka qenë mjaft aktiv në muzikë këtë vit, pasi në fillim të verës publikoi edhe albumin e tij të parë në karrierë, “Passion”.