Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë sërish alarmin, duke monitoruar evolucionin e koronavirusit pasi një lloj i tij, me 30 mutacione është shfaqur në hemisferën veriore, ndërsa në SHBA nxënësit po kthehen në shkollë me maska.
Organizata ndërkombëtare vlerëson se qindra mijëra njerëz në mbarë botën aktualisht janë të shtruar në spital me simptoma të rënda të Covid.
Megjithatë, vetëm 43 vende kanë raportuar viktima nga koronavirusi, vetëm 20 vende kanë dhënë informacione për shtrimin e tyre në spital.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së theksoi se për momentin nuk ka asnjë variant të vetëm të koronavirusit që mbizotëron në mbarë botën. Megjithatë, përhapja e nënvariantit EG.5 (Eris) të koronavirusit po rritet.