0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U incizua duke tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, ky është dënimi që e pësoi shoferi

Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan ka gjobitur një person me gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.  

Policia ka arritur ta indentifikojë kundërvajtësin falë bashkëpunimit me qytetarë, të cilët kishin dërguar videon e tij në adresën zyrtare të policisë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img