-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Greqia po prinë në afrimin drejt njohjes së Kosovës”: Kurti kërkon ndihmën e shteteve njohëse për mosnjohësit

Greqia Kosovën e njeh pashkëputshëm nga asteriski (*) që ia mbivendos në emër “për të mos ia paragjykuar statusin”; e ku i referohet edhe Rezolutës 12/44 e qershorit të vitit 1999 edhe Verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 se Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është krejtësisht legjitime dhe konform të drejtës ndërkombëtare. Por, kjo edhe-edhe e Greqisë në raport me Kosovën; ky paradoks edhe njohje edhe mosnjohje, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është duke u zbehur derisa Greqia, prej pesë shteteve mosnjohëse, “po ju prinë atyre” drejt njohjes përfundimtare.

Në një intervistë për “TVP World”, Kurti u shpreh optimist se shteti helen është nisur në atë drejtim, ku madje për të mbështetur argumentin e tij tha se zyra ndërlidhëse kosovare në Athinë kohëve të fundit edhe është “lartësuar” për nga niveli. “Greqia është ajo që po prinë nga këto pesë shtete kur jemi te përafrimi për njohje. Gjithashtu edhe statusi i zyrës së sonë në Athinë është lartësuar kohëve të fundit”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pyetur nga intervistuesi për obstruksionin që ky pentagon shtetesh përbën në raport me konsolidimin e vendit, duke qenë BE-ja është formacion politik asisoji që kërkohet unanimitet në vendimmarrje, Kurti u shpreh se “viteve të fundit kemi pasur përparim në komunikim dhe bashkëpunim me pesë shtetet mosnjohëse të 27’shes së BE-së”.

Kemi punuar shumë diplomatikisht për t’i bërë ata që t’i bashkoshen shumicës”, tha Kurti.

Kurti, tregon se në dhjetorin e vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në unionin njëzet e shtatë shtetësh evropian “pavarësisht atyre pesë shteve mosnjohëse” duke qenë se vendi me BE-në ka Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Megjithatë, Kurti shmanget nga ajo se punët në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit janë pezulluar si pasojë e sanskioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, për shkak të kursit të ndjekur në veri të vendit muajve të fundit – prej instalimit me forcë të tre kryetarëve shqiptarë legalë (por jo legjitimë) në ndërtesat komunaëe si dhe refuzimit të Deklaratës së BE-së më 3 qershor për shtension të situatës ku hartoheshin tre kërkesa ndaj qeverisë së Kurtit.

Megjithatë, Kurti, mënjanon këtë epizod të hidhët, për të treguar gjërat më të ëmbla që ka për t’ia përçuar të intervistuarit të tij, i cili s’duket fort i interesuar dhe i brengosur për pozicionin e izoluar të një vendi jo të tij.

“Që nga Samiti i Selanikit në 2003, perspektiva e Ballkanit Perëndimor për integrim në BE është politika e BE-së. Ne duam që të jemi aty sa më parë. Nuk duam dyer të pasme e as rrugë të shpejta, por proces meritor. Besojmë se BE-ja është ajo çfarë bëjmë edhe ne në shtëpinë tonë të vlerave dhe parimeve e standardeve”, tha Kurti.

Kryeministri i thotë TVP-së se anëtarësimi i Kosovës në BE “nuk është thjesht për hir të përfitim tonë” por se Prishtina dëshiron dhe mund edhe të kontribuojë. Këtu ai ndalon të kërkojë ndihmën e shteteve njohëse me ato mosnjohëse.

Na nevojitet që ata që na kanë njohur të na ndihmojnë me ata që s’na kanë njohur. 22 nga 27 në BE. 26 nga 30 në NATO, dhe 32 nga 46 në Këshill të Evropës”, tha ai.

Për çka u shpreh skeptik kryeministri ishte në lidhje me anëtarësim e Kosovës në OKB tash-përtash. Sepse, tha ai, Federata Ruse dhe Kina janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që s’e njohin Kosovën dhe me të drejtë veto-je.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img