3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vdes atdhetari dhe veterani i arsimit, Njazi Hajdari

Është ndarë nga jeta veterani  i arsimit ferizajas, veprimtari dhe i burgosuri politik Njazi Hajdari.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij.

Njazi Hajdari,  lindur më 20.04.1950, për 23 vjet punoi në arsim kurse për 6 vite me radhë në Këshillin Komunal të Financimit në Ferizaj , ku punoi deri në ditët e para të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë.

Gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta, shtëpia e tij ishte vendtubim i veprimtarëve dhe vendstrehim për të përndjekurit nga policia sekrete serbe.

Më 9 Maj 1999, Hajdari me disa bashkëveprimtarë politik, burgoset nga pjesëtarë të sigurimit serb dhe dërgohet në burgun e Gjilanit, kurse pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, më 11 Qershor 1999, dërgohet në burgun e Vranjës.

Pas kthimit nga burgu, Njaziu  hapi punëtorinë “Infograph” ku merrej me riparimin, shitjen e kompjuterëve  dhe faqosjen e librave për botim.

Varrimi i të ndjerit Njazi Hajdari, bëhet sot, më 8 shtator2023, në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Ferizaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img