2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rregulla të reja për përdorimin e dronëve

Pas rritjes së numrit të personave që përdorin sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), si dhe interesit në përdorimin e tyre komercial mbi territorin e Republikës së Kosovës, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e Rregullores së re për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), e cila hyn në fuqi nga sot (e mërkurë).

“Rregullorja e re përcakton kushtet e veçanta për pilotët e dronëve. Disa nga risitë obligative të rregullores janë regjistrimi i dronëve, përcaktimi i kategorive, klasifikimi i zonave të operimit me SAP, kushtet operative për SAP, tarifat e regjistrimit, sigurimi ndaj palëve të treta, testi teorik për peshat më të rënda, nënshkrimi i deklaratës nga pronari apo operatori mbi përgjegjësinë e operimeve dhe aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës”, thekson raporti për rregulloren e re të AAC-së për dronët.

Rregullorja e re nuk zbatohet për SAP-të që kanë masë operimi më të vogël se 0,5 kg (të quajtur “lodra”), që nuk mund të zhvillojnë energji kinetike mbi 79 J, shpejtësia maksimale ajrore e tyre nuk kalon 20 m/s, rrezja maksimale është deri në 15 m dhe lartësia maksimale është deri në 30 m.

Gjithashtu, rregullorja e re nuk përfshin operimet e dronëve të agjencive për zbatimin e ligjit, emergjencave të ndryshme dhe dronët e përdorur për qëllime ushtarake.

“Pas marrjes së aprovimit nga AAC-ja, pronari ose operatori i SAP-së duhet të paraqesë kërkesën në Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA) të Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ASHNA) për koordinimin civil-ushtarak, të paktën 72 orë para çdo fluturimi të planifikuar me dron”, thuhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img