Shqipëria ka marr një barazim të madh ndaj Republikës Çeke me rezultat 1-1, duke vazhduar ëndrrën drejt Euro 2024.
Fillimisht shënuan çekët me Vaclav Cerny, por Shqipëria barazoi shifrat me Nedim Bajramin me një super gol.
Lojtari më i mirë i Shqipërisë doli të jetë Jasir Asani me notën 7.2, ndërsa pas tij u vlerësuan Ylber Ramadani (7.1) dhe Etrit Berisha (7.0).
Më të dobëtit te kuqezinjtë ishin Sokol Cikalleshi (6.3) dhe Elseid Hysaj (6.4).
Te çekët larg më i miri ishte Tomas Sucek me notën 8.1.
Notat e lojtarëve të Republikës Çeke dhe Shqipërisë
https://www.sofascore.com/team/football/albania/4690