-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku ia prezaton shefit të EULEX-it programin politik “Rruga e Re”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim përveç tjerash Abdixhiku ka njoftuar Barbano edhe për programin politik të LDK-së “Rruga e Re” për Kosovën, që sipas LDK-së u vendos në pah përmbajtja e pasur me mbi 30 kapituj të një koncepti plotësisht zhvillimor të Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë takimit u adresuan tri çështje të rëndësishme.

“Së pari, u diskutua lidhur me sundimin e ligjit dhe demokracinë në Kosovë, në kuptim të evitimit të tendencave jokushtetuese dhe jodemokratike të ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë. U fol gjithashtu për situatën në veri dhe planin shtatë pikësh të LDK-së për deeskalim të situatës, duke vendosur gjithmonë fokusin në fuqizimin e sundimit të ligjit në veri në koordinim të plotë me aleatët tone”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Më tej në komunikatë thuhet se kryetari Abdixhiku shprehi gatishmërinë për komunikim të vazhdueshëm për të siguruar njoftimin e ndërsjellë për procese të rëndësisë publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img