6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi në Holandë: Bashkimi Evropian është destinacioni, fati e vizioni ynë

Gjatë qëndrimit në Holandë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një bisedë me studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Leiden në Hagë dhe diplomatë të rinj.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi zhvillimin e Kosovës dhe progresin socio-ekonomik që ka njohur vendi, veçanërisht gjatë 2 viteve të fundit.

Përtej barrierave me të cilat vendi është përballur, Kosova ka treguar potencialin e saj për zhvillim. Vëmendje të veçantë ka patur në rritjen e qëndrueshme dhe shpërndarjen e drejtë e të barabartë tek qytetarët. Zhvillimi i Kosovës u reflektua dhe në renditjet e indekseve ndërkombëtare.

Sa i përket integrimit evropian, foli mbi mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj anëtarësimit në familjen evropiane. Me rëndësi është fuqizimi i mesazhit se Kosova, përmes dhe institucioneve të saj të maturuara e të përgatitura, është e gatshme të bëjë hapa tutje në këtë proces.

“Bashkimi Evropian është vizioni, fati e destinacioni ynë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Sinjali që japin dhe raportet e përpiluara për Kosovën siç është vetë ai i Komisionit Evropian, i cili dëshmoi suksesin e vendit tonë, mund të përdoret si kriter matës për të treguar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prapavijën e procesit të dialogut me Serbinë dhe Marrëveshjen Bazike të arritur këtë vit. Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushtëzime, përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e gjithëpërfshirës.

Në përfundim, ai i falënderoi studentët dhe Universitetin Leiden për mundësinë dhe bashkëbisedimin e frytshëm të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img